Telegrafi

Juventusi insiston për transferimin e Gabriel Jesus, ofron një sulmues dhe 50 milionë euro për brazilianin

Juventusi synon transferimin e Gabriel Jesusit nga Manchester City gjatë afatit kalimtar veror.

Zonja e Vjetër pritet ta largojë Gonzalo Higuainin dhe e sheh brazilianin Jesus si partnerin ideal të Ronaldos për repartin ofensivë.

Manchester City është dënuar me dy vite mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve dhe kjo ka bërë që Jesus ta mendojë largimin.

Sipas asaj që ka raportuar Calciomercato, Zonja e Vjetër është gati ta sakrifikojë Douglas Costan për të arritur te Jesus.

Kampionët në fuqi të Italisë janë gati të ofrojnë 50 milionë euro për Jesusin si dhe ta përfshijë Douglas Costan në ofertë.

Kjo ofertë duket e mirë për Cityn, pasi trajneri Pep Guardiola e pëlqen jashtëzakonisht shumë anësorin Costa.

Megjithatë pas kalimit të pandemisë Covid-19, drejtuesit e dy klubeve pritet të takohen për të arritur një marrëveshje. /Telegrafi/