Juventusi e ka humbur përsëri apelin e tyre për t’ia hequr Interit titullin e sezonit 2015/06 në Serie A pas skandalit të Calciopolit.
Bianconerët kishin dy tituj të revokuar pas skandalit që plasi në verën e vitit 2006, por i pari i sezonit 2004-05 mbeti ‘pa pronar’, ndërsa ai i edicioni 2005-06 iu dha Interit.
Nerazzurët përfunduan të tretit atë vit pas Juventusit dhe Milanit, por ishin klubi me më shumë pikë pas dënimeve që iu shqiptuan dy klubeve të sipërpërmendura.
Klubi i Torinos kishte kërkuar që titulli të kthehej tek ata, ose të paktën për të mos i takuar rivalëve të urryer të Interit.
Juve kishte paraqitur një ankesë për rihapjen e rastit mbi FIGC-në dhe Interin, por CONI (Komiteti Olimpik Italian) vendosi këtë mbrëmje se apeli ishte i papranueshëm.
Kjo konfirmon vendimin origjinal të vendosur në vitin 2011 nga TNAS, pavarësisht nga shfaqja e provave të reja.
Përveç kësaj, CONI ka detyruar Zonjën e Vjetër të paguajë edhe shpenzimet gjyqësore të të gjitha palëve të përfshira. /Telegrafi/