Telegrafi

Juventusi me hapa konkret drejt De Ligt, në fundjavë takimi me Raiolan

Matthijs De Ligt (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Agjenti i Matthijs de Ligt, Mino Raiola dhe drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, pritet të takohen të dielën dhe të flasin për një transferim të mundshëm.

Zonja e Vjetër tashmë e disa kohë ka shfaqur interesim për mbrojtësin holandez, i cili gjithashtu është i kërkuar nga Barcelona dhe Bayern Munich.

Sipas Tuttosport, Paratici do të udhëtojë në Amsterdam të shikojë nga afër paraqitjen e yllit të Ajaxit në ndeshjen Holandë-Gjermani.

Lexo po ashtu De Ligt le të hapur mundësinë e kalimit te Liverpooli: Aty është edhe Van Dijk

Mos të harrojmë Juventusi dhe Ajaxi do të takohen në çerekfinale të Ligë së Kampionëve dhe Massimiliano Allegri mezi po pret të shikojë De Ligtin nga afër.

“Të gjithë po flasin për atë si një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe unë natyrisht që do të jem kureshtar për ta parë”, ka thënë italiani pas shortit.

Nuk duhet harruar se pas 19-vjeçarit tash e disa kohë është vënë edhe Liverpooli. /Telegrafi/