Ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit kanë qenë të nxehta te Juventusi, që kanë vendosur të bëjë ndryshime në skuadër.
“Zonja e Vjetër” thuhet se ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Fiorentinës, Dusan Vlahovic .
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, dy klubet italiane janë tashmë në fazën finale të negociatave dhe çmimi i transferimit mund të mbyllet për 75 milionë euro.
Agreement in place between Juventus and Fiorentina for Dusan Vlahović. Details and terms of payment sorted out. ⚪️⚫️ #Vlahovic
Final stages on contract now discussed between Vlahović, his agent and Juventus board. Work in progress. 🇷🇸 #Juve
📲 More: https://t.co/kDWXX8O2j6 pic.twitter.com/UzAZG96AKf
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 25, 2022
Nëse marrëveshja arrihet, atëherë sulmuesi do t’i bashkohet skuadrës së Max Allegrit, kështu që do t’i hapte rrugën largimit të Alvaro Moratas.
Reprezentuesi spanjoll është zgjedhja e Xavit për t’iu bashkuar sulmit të Barçës dhe për të forcuar skuadrën në këtë afat kalimtar.
Morata dëshiron të kthehet në Spanjë dhe kjo gjë i është komunikuar klubit italian, i cili do ta lërë jashtë vetëm nëse më parë gjen një zëvendësues të garantuar.
Në ditët në vijim pritet të merret një vendim dhe të shihet nëse Morata do të mund të luajë për Barçën apo do të vazhdojë me skuadrën italiane deri në fund të sezonit, ku është në huazim nga Atletico Madridi. /Telegrafi/