Juventusi raportohet se po bën gati një ofertë për mbrojtësin e djathtë të Paris Saint-Germain, Serge Aurier, i cili do të zëvendësonte Dani Alvesin.
Sipas Calciomercato.com, Juve janë duke menduar seriozisht për Aurier, i cili bëri vetëm 22 paraqitje në Ligue 1 për PSG në sezonin e kaluar për shkak të lëndimit dhe paraqitjeve të mira të Thomas Meunier.
Faqja e internetit shton se Tottenham Hotspur janë gjithashtu në garë për mbrojtësin nga Bregu i Fildishtë, por Bianconerët tashmë kanë pyetur për disponueshmërinë e Aurier, me Alves që duket se është vendosur për të kaluar në Ligën Premier.
Megjithatë, një pengesë për Juventusin është karakteri i tij, pasi ai u arrestua pas një grindjeje me dy oficerë policie dhe e cilësoi si homoseksual ish-trajnerin e tij Laurent Blanc, vitin e kaluar.
Calciomercato gjithashtu thekson se Aurier mund të largohet nga Parc des Princes për një tarifë prej 10-15 milionë euro, duke e bërë atë një mundësi të përballueshme. /Telegrafi/