Telegrafi

Juventusi gjen zëvendësimin e Moratas

Juventus ka filluar të mendojë për zëvendësimin e Alvaro Moratas me Michy Batshuayin.

Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, të martën paradite ka konfirmuar se sulmuesi do të kthehet te Real Madridi.

Zonja e Vjetër do të përfitojë 30 milionë euro nga shtija e tij, që pritet t’i shfrytëzojë për blerjen e belgut Barshuayi.

Sulmuesi ka shënuar 17 gola këtë vit dhe ka dhënë nëntë asistime.

Problemi qëndron se Marseille kërkon 40, por italianët do ta përdorin Mauricio Islan, që është në huazim te Marseille. /Telegrafi/