Telegrafi

Juventusi me gjashtë mungesa ndaj Barcelonës, mbeten jashtë edhe Chiellini dhe Mandzukicin

Juventusi ika lënë jashtë skuadrës  Giorgio Chiellinin dhe Mario Mandzukicin për ndeshjen me Barcelonën në Ligën e Kampionëve. 

Edhe pse dyshja kanë stërvitur të hënën me skuadrën, ueb faqja e klubit e ka publikuar listën e skuadrës ku shihet mungesa.

Chiellini sipas ueb faqes do të mungojë pasi ka nevojë ende për tu rikuperuar, ndërsa sulmuesi pësoi një dëmtim ndaj Chievos dhe shkaku i ngarkesave të shumta ai duhet të pushojë.

Juan Cuadrado është i suspenduar, ndërsa Benedikt Howedes, është duke e ndjekur një plan trajnimi me Claudio Marchision dhe Sami Khedira, që po ashtu janë të dëmtuar.

Alex Sandro është kthyer në skuadër pasi një gripi që kishte. /Telegrafi/


Skaudra e Juve: Buffon, De Sciglio, Benatia, Pjanic, Higuain, Dybala, Costa, Alex Sandro, Matuidi, Barzagli, Pinsoglio, Asamoah, Szczesny, Rugani, Sturaro, Bentancur, Bernardeschi, Merio, Caligara.