Telegrafi

Juventusi gati të thyej rregullin e pagave për Pogban

Paulo Pogba mund të rikthehet te Juventusi pas gjashtë viteve të kaluara në Old Traford te Manchester United.

Mesfushori francez është futur në vitin e fundit të kontratës me Djajtë e Kuq dhe nuk e ka ndërmend ta vazhdojë atë përkundër ofertës që i kanë bërë drejtuesit e klubit.

E ardhmja e Pogbas pritet të jetë përsëri në Itali dhe përsëri te Juventusi ku qëndroi gjatë viteve 2012-2016.

Tuttosport ka raportuar se Juventus ka pasur tanimë takim me agjentin e lojtarit dhe i ka ofruar atij një kontratë pesë vjeçare me pagë prej nëntë milionë eurove në sezon.

Juventus është gati ta thyej rregullin e pagave ku ‘tavani’ është në shtatë milionë euro vetëm e vetëm ta transferojnë Pogban.

Lexo po ashtu Nga Ibrahimovic te Pogba, Haaland e De Ligt, lojtarët që menaxhoheshin nga Raiola kanë marrë tanimë vendimin se çfarë do të bëjnë në të ardhmen

29-vjeçari francez do të fitojë edhe disa bonuse, përfshirë atë në momentin e nënshkrimit si futbollist i lirë. /Telegrafi/