Telegrafi

Juventusi gati të paguajë 25 milionë euro për Rafinhan

Raportimet e fundit nga mediat italiane bëjnë me dije se Juventusi po përgatitë ofertë prej 25 milionë euro për mesfushorin e Barcelonës, Rafinha.

Këtë lajm e japin shumë media duke filluar nga Gazzetta dello Sport, Marca dhe Corriere dello Sport.

Bianconerët janë shumë të interesuar për brazilianin që këtë sezon edhe pse nuk ka pasur hapësira të mëdha ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 8 asistime.

Çmimi që Zonja e Vjetër është e gatshme të paguajë është 25 milionë euro.

Juve po kërkon ta përforciojë mesfushën shkaku i lëndimeve të shumta të  Sami Khediras dhe Claudio Marchisios.

Edhe Rafinha aktualisht është duke vuajtur nga një lëndim. /Telegrafi/