Site icon Telegrafi

Juventusi flet për transferimet, ‘godet’ keq Draxlerin – ëndrra quhet James Rodriguez

Juventusi gjendet në Doha të Katarit ku do të luajë me Milanin në Superkupën e Italisë.

Kreun i blerjeve te Zonja e Vjetër, Guiseppe Marotta, pasi e konfirmoi blerjen e Mattia Caldaras, ka folur edhe blerjet e reja.

“Axel Witsel? Është stopuar gjithçka, pasi kontrata e tij skadon në qershor dhe kanë mbetur edhe pesë muaj deri atëherë. I bie që ta paguajmë 1 milionë euro në muaj”.

Witsel mund të vijë në qershor

“Sa i përket Steven N’Zonzi, kemi raporte të mira me Sevillan dhe jemi duke i shikuar mundësitë se a është e duhur blerja e tij”.

Lexo po ashtu Juventusi konfirmon transferimin, blen yllin e parë nga Atalanta

“Mahmoud Dahoud ose Julian Draxler? Për të parin mund të them se ka shumë lojtarë që na pëlqejnë dhe jemi duke përcjell shumë talentë”.

Ai e refuzoi Juventusin në vitin 2015

“Për të dytin është e pamundur që ai të vijë te Juve, pasi ai na ka shkaktuar shumë probleme ne refuzimin e tij në vitin 2015”.

“Nëse refuzon një herë, mirë, por Juve do të shikojë diku tjetër”.

Bianconerët kanë qenë të lidhur edhe me yllin e Real Madridit, James Rodriguez, që mund të vijë në verë.

Lexo po ashtu Mandzukic e pranon se nuk i pëlqen të jetë zëvendësues, me këtë rast tregon edhe idhullin e fëmijërisë

“Katër ose pesë vite më parë ka qenë e pamundur të mendosh që do të blihen lojtarë si Gonzalo Higuain dhe Miralem Pjanic, tani e kemi këtë mundësi”.

Një foto montazh ku Rodriugez shihet me fanellën e Juves

“Rodriguez do të varet nga kampanja e transferimeve, financat që gjithmonë respektohen nga ne, por Juve kërkon të bëhet klubi më i mirë në botë. Ku është qëllimi ynë”, ka thënë Marotta. /Telegrafi/

Exit mobile version