Telegrafi

Juventusi fiton me rikthim te Atalanta

Juventusi ka fituar në udhëtim te Atalanta me rezultat 3-1 ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Serie A.

Pjesa e parë u karakterizua me dominim të vendasve, cilët krijuan më shumë raste dhe ishin shumë afër epërsisë.

Rasti më i mirë në këtë pjesë ishte ai i minutës së 18-të kur sulmuesi Musa Barrow ishte i pasaktë nga pika e bardhë duke goditur traversën.

Barrow humbi penalltinë (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat arritën të prodhojnë edhe gola.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 56-të, kur Robin Gosens shfrytëzoi për mrekulli një asistim nga Barrow duke shënuar me kokë për 1-0.

Momenti i golit nga Gosens (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, kampionët në fuqi arritën të kthehen në lojë dhe të shënojnë dy gola shpejt dhe një në fund për të fituar ndeshjen.

Gonzalo Higuain ishte heroi i Bianconerëve duke shënuar në minutën e 74-të për 1-1, në minutën e 82-të për 2-1, ndërsa Paulo Dybala (90+) shënoi për rezultatin përfundimtar 3-1.

Higuain shënoi dy gola (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Me këtë fitore, Juventusi e sheh veten në pozitën e parë me 35 pikë, ndërsa Atalanta e gjashta me 22 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Bianconerët e presin Sassuolon, ndërsa Atalanta udhëton te Brescia. /Telegrafi/