Juventusi e ka mposhtur Interit në kuadër të derbit që u zhvilluar në javën e 26-të në Serie A.
Zonja e Vjetër ishte nikoqir i Nerazzurëve, derisa fituan 2-0 në Allianz Stadium.
Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse rastet nuk munguan. Ishte minuta e tretë kur Ashley Young kërkoi penallti pasi u rrëzua në zonën e torinezëve, mirëpo gjyqtari bëri me shenjë që loja të vazhdojë.
Edhe Cristiano Ronaldo kishte një shans të mirë që të kalonte Juventusin në epërsi, mirëpo goditja e tij u bllokua.
Në 45 minutëshin e dytë, kampioni në fuqi i ligës italiane arriti të shënonte dy herë brenda pak minutash.
Ishte minuta e 55-të e takimit kur Aaron Ramsey zhblloki sfidën me një asistim të Cristiano Ronaldos.
Më pas, Paulo Dybala (68’), e dyfishoi epërsinë për juventinët, e që pranoi një asistim fantastik nga mesfushori uellsian.
Të dy skuadrat kishin raste të mira deri në fund, mirëpo këto dy gola të shënuara i dhuruan tri pikë vendasve.
Pas javës së 26-të, Juventusi është rikthyer në krye të tabelës me 63 pikë, një më shumë se Lazio dhe nëntë më shumë se Interi që ka një ndeshje më pak.
Në xhiron e 27-të, Zonja e Vjetër do të takohet me Bolognan, gjersa Nerazzurët do të kenë punë me Sassuolon. /Telegrafi/
Lovely goal Dybala pic.twitter.com/JYvjUVtfHu
— Jawzy VII S-StarTV (@djjawzy_sstartv) March 8, 2020
Fantastic goal for Ramsey, the Etihad stadium erupts. https://t.co/56GLh12VG6
— 𝕬𝖑𝖑𝖊𝖟 𝖑𝖊𝖘 𝕽𝖔𝖚𝖌𝖊𝖘 (@BastionAnfield) March 8, 2020