Telegrafi

Juventusi fiton ndaj West Hamit, debuton Higuain (Video)

Kampioni i Italisë ka mposhtur 3-2 West Hamin në një miqësore revyale.

Juventusi ka fituar me rezultat 3-2 ndaj skuadrës angleze, në ndeshjen e cila ishte si inaugurim për stadiumin e ri të ‘Çekanëve’.

Ishte dyshja e sulmit Dybala-Mandzukic që shënuan dy gola për dy minuta (18’-20’) me asistime të njëri-tjetrit, duke kaluar Juventusin në epërsi të dyfishtë.

Rezultatin e ngushtoi sulmuesi shtatlartë anglez, Andy Caroll, në minutën e 34-të, teksa po i njëjti i përkujdes edhe të barazoj rezultat në minutën e 52-të.

Golin e fitores e shënoi sulmuesi italian, Simone Zaza, në minutën e 85-të, duke iu treguar West Hamit që nuk po gabohet që po kërkojnë shërbimet e tij.

Në këtë ndeshje, debutoi edhe transferimi rekord i Series A, Gonzalo Higuain, i cili u inkuadrua në minutën e 46-të në vend të Mario Mandzukicit, teksa luajtën edhe transferimet e tjera, si Dani Alves, Marco Pjaca, Medhi Benatia dhe Miralem Pjanic. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=12BU04DR0tg