Juventusi ka fituar me lehtësi në udhëtim te Fiorentina me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të Serie A.
Zonja e Vjetër ka vazhduar serinë pozitive dhe pa humbje në këtë sezon edhe pas udhëtimit të tyre tek një rival i vështirë si Fiorentina.
Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë nga të dyja skuadrat, por ishin vetëm mysafirët të cilët gjetën golin.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 31-të me anë të Rodrigo Bentancur, i cili shënoi një gol të bukur për 0-1 pas asistimit të Paulo Dybalas.
Në pjesën e dytë, Fiorentina hyri furishëm në kërkim të golit të barazimit, por u ndëshkua dy herë nga Zonja e Vjetër.
Ishte mbrojtësi Giorgio Chiellini, i cili shënoi në minutën e 69-të për 0-2 pas asistimit të Juan Cuadrados.
Rezultatin përfundimtar e vulosi ylli portugez, Cristiano Ronaldo, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë duke shënuar për 0-3 në minutën e 79-të.
Pas kësaj fitore, Juventusi ka 40 pikë në vendin e parë, ndërsa Fiorentina renditet në vendin e 10-të me 18 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Zonja e Vjetër e pret rivalin e urryer Interin, ndërsa Viola udhëton te Sassuolo. /Telegrafi/
https://twitter.com/juve555467778/status/1068929853158768640
Gol de @chiellini ⚽️ | #FiorentinaJuve 0-2 #SerieA pic.twitter.com/oWDRDdsW3Z
— Juventus Venezuela 🇻🇪 (@JuventusFC_VEN) December 1, 2018