Juventusi ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e Stephan Lichtsteiner, ndërsa në listë janë emra të lojtarëve si Matteo Darmian, Sime Vrsaljko dhe Thomas Meunier.
Zvicerani është i lidhur me një largim të mundshëm nga Bianconerët, pasi që nuk pritet t’i ofrohet kontratë e re.
Sipas Corriere dello Sport, gjiganti nga Torino vetëm e k bërë gati listën me emrat e zëvendësimit të mundshëm.
I pari në listë është Sime Vrsaljko i Atletico Madridit, që kërkohet edhe nga Napoli dhe Roma.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, e sheh lojtarin si përforcim për klubi e tij, por problemi i madh qëndron te Juve që po ashtu e do në skuadër.
Alternativa e radhës mbetet mbrojtësi i Manchester United, Matteo Darmian.
Në listë është dhe Thomas Meunier i PSG, i cili pas ardhjes së Dani Alves ka humbur vendin në skuadër. /Telegrafi/