Site icon Telegrafi

Juventusi fillon punën për mesfushor, këto janë alternativat dhe lojtari më afër që mund të afrohet

Getty Images

Pas rinovimit të Max Allegrit, në shtëpinë e Juventusit ka filluar puna për përforcimin e skuadrës.

Tekniku i bardhezinjve i ka kërkuar drejtuesve të klubit përforcime dhe drejtori i përgjithshëm i “Zonjës i Vjetër”, Beppe Marotta po punon për t’i plotësuar çdo dëshirë.

Për mesin e fushës emri më i përfolur është ai i futbollistit të Sevillias, Steven N’Zonzi, i cili ka një klauzolë që kap shifrat e 40 milionë eurove.

Përshtypjet janë se marrëveshja duket shumë pranë. Madje, vetë dëshira e 28-vjeçarit është të kalojë në radhët e bardhezinjve.

Krahas emrit të N’Zonzi në radarët e kampionëve të Italisë është edhe mesfushori i Lyon, Corentin Tolisso, kartoni i të cilët shkon mbi 50 milionë euro dhe në ndjekje të tij janë shumë skuadra të mëdha.

I njëjti argument vlen edhe për futbollistin e Monacos, Fabinho.

Në listë janë edhe Emre Can i Liverpool, Matic i Chelsea dhe Paredes i Romës.

Alternativat nuk mungojnë dhe në ditët në vazhdim, me shumë mundësi do të vijë goditja e parë e Juventusit.

Exit mobile version