Juventusi thuhet se është i interesuar të nënshkruajë me mesfushorin e Wolverhampton, Ruben Neves që në janar.
21-vjeçari u bashkua në Anglinë në kampionatin e sezonit të kaluar, ke e ndihmoi klubin e tij të promovohet në Ligë Premier.
Ai ka shënuar dy gola dhe ka dhe një asistim në 12 ndeshje këtë sezon.
Sipas Tuttosport lojtari prin në listën e bardhezinjve për përforcime.
Gazeta beson se drejtori sportiv Fabio Paratici ka mbajtur dje një takim me agjentin Jorge Mendes, ku gjithashtu ishte prezent edhe presidenti Andrea Agnelli.
Mendes përfaqëson Joao Cancelon dhe Cristiano Ronaldon, si dhe Ruben Nevesin.
Juve mund të kërkojë të bëjë një marrëveshje që në janar për të forcuar skuadrën e Massimiliano Allegri për fazat e fundit të Ligës së Kampionëve.
Kjo pasi disa nga mesfushorët kanë pasur probleme me lëndime këtë sezon. /Telegrafi/