Site icon Telegrafi

Juventusi favorit për transferimin e Haaland

Erling Braut Haaland (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Klubi i madh italian, Juventusi thuhet se po udhëheq garën për yllin e RB Salzburgut, Erling Braut Haaland, duke përgatitur një ofertë kontrate me vlerë 3,5 milion në sezon.

Sulmuesi i Norvegjisë është vënë në shënjestër të gjigantëve në të gjithë kontinentin pas paraqitjeve brilante, posaçërisht në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Haaland shënoi tetë gola në vetëm gjashtë ndeshje të Ligës së Kampionëve, përfshirë edhe gjatë dy ndeshjeve në grup kundër Napolit.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, mungon Messi dhe Ronaldo

Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, Juventusi është në ‘pole-positon’ për të fituar garën për nënshkrimin e lojtari para Manchester Unitedit dhe RB Leipzig.

Ky medium shton se Bianconerët janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimit prej 30 milionë eurosh në kontratën e tij dhe t’i ofrojnë atij një pagë fillestare prej 3.5 milion euro, e cila do të rritet në 5 milion euro me bonuse.

Agjenti Mino Raiola është një nga këshilltarët e lojtarit dhe shihet si njeriu që po sponsorizon një marrëveshje me Juventusin, i cili do ishte i lumtur ta kishte lojtarin në radhët e veta. /Telegrafi/

Exit mobile version