Juventusi po bëhet gati për një ofertë për mesfushorin e Bayern Munich, Thiago Alcantara këtë verë nëse dështon transferimi i Paul Pogba nga Manchester Unitedi.
Zonja e Vjetër është lidhur me një lëvizje për Pogba tash e disa vjet, me lidhjet që intensifikohen këtë sezon pas raporteve jo të mira me klubin.
Agjenti i Pogbas, Mino Raiola, gjithashtu bëri komente javën e kaluar në lidhje me Italinë duke e cilësuar si “shtëpia e dytë e Paulit”.
Sipas gazetës Tuttosport, nëse një ofertë për Pogban dështon gjatë verës, Bianconerët do të transferojnë në vend të tij mesfushorin e Bayernit, Alcantara.
Braziliani, i cili ka lindur në Itali, raportohet se dëshiron të largohet nga klubi bavarez në fund të sezonit, pas shtatë vjetësh në Gjermani.
Mesfushori, djali i ish-reprezentuesit brazilian Mazinho, ka një kontratë me Bayernin që skadon në qershor të vitit 2021, dhe për këtë arsye klubi mund të vendosë ta transferojë atë në fund të sezonit.
Thiago do të ishte thuajse zgjedhje e njëjtë me Pogban, por do të kushtonte më pak dhe ky do të ishte një plus për klubin nga Torino. /Telegrafi/