Telegrafi

Juventusi është gati të ofrojë tre yje për Pogban

Juventus po planifikon një ofertë të madhe shkëmbimi për të bindur Manchester Unitedin për ndarjen me Paul Pogba.

Real Madridi edhe më tutje vazhdon të konsiderohet si favorit për transferimin e mesfushorit të Francës.

Mirëpo, sipas  mediumit italian Corriere dello Sport, Juventusi po mendon të bëjë një ofertë të madhe të shkëmbimit.

Lexo po ashtu Raiola për Pogban: E ardhmja e klientit tim, ende nuk është zgjidhur

Megjithëse, drejtori Pavel Nedved kishte njoftuar javën e kaluar se Juventusi nuk mund të arrijë vlerësimin e Pogbas, Bianconerët janë të gatshëm të ofrojnë një alternativë të hollash, duke ofruar tre lojtarë.

Juventusi është i gatshëm të ofrojë shërbimet e Joao Cancelos, Blaise Matuidit dhe Douglas Costas në këmbim të Pogba.

Megjithatë, ende nuk ka asnjë garanci se Unitedi do të jetë i interesuar për këtë shkëmbim, me zëvendëskryetarin Ed Woodward që vazhdon të kërkoj 180 milionë euro për shitjen e tij. /Telegrafi/

Cancelo dhe Costa