Juventus po planifikon një ofertë të madhe shkëmbimi për të bindur Manchester Unitedin për ndarjen me Paul Pogba.
Real Madridi edhe më tutje vazhdon të konsiderohet si favorit për transferimin e mesfushorit të Francës.
Mirëpo, sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Juventusi po mendon të bëjë një ofertë të madhe të shkëmbimit.
Megjithëse, drejtori Pavel Nedved kishte njoftuar javën e kaluar se Juventusi nuk mund të arrijë vlerësimin e Pogbas, Bianconerët janë të gatshëm të ofrojnë një alternativë të hollash, duke ofruar tre lojtarë.
Juventusi është i gatshëm të ofrojë shërbimet e Joao Cancelos, Blaise Matuidit dhe Douglas Costas në këmbim të Pogba.
Megjithatë, ende nuk ka asnjë garanci se Unitedi do të jetë i interesuar për këtë shkëmbim, me zëvendëskryetarin Ed Woodward që vazhdon të kërkoj 180 milionë euro për shitjen e tij. /Telegrafi/