Telegrafi

Juventusi është gati të bëj ofertë për Modricin

Juventusi ëshytë gati të nis një ofertë për mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric.

Reprezentuesi i Kroacisë po e konsideron të ardhmen e tij pasi ka fituar titullin e tretë të Ligës së Kampioneve këtë vit me Realin.

Lexo po ashtu Milani mendon transferimin e Modricit

Modric po mat mundësinë nëse do të ndjekë një sfidë të re pasi ai të hyjë në përëndim të karrierës së tij si futbollistë.

Sipas Tuttomercatoweb, Juventusi është i vetëdijshëm për mentalitetin e mesfushorit dhe ka bërë diskutime të brendshme për të transferuar kroatin.

Në të vërtetë, trajneri Max Allegri i ka kërkuar bordit të tij të bëjë një përpjekje për të sjellë Modric në Torino këtë afat kalimtar veror. /Telegrafi/