Telegrafi

Juventusi ende shpreson në shitjen e Dybalas këtë verë

Paulo Dybala (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Juventusi e ka ndarë përfundimisht mendjen dhe shpreson ta shesë Paulo Dybalan deri në mbylljen e afatit kalimtar të verës.

Dybala thuhet se nuk bënë më pjesë në planet e Zonjës së Vjetër dhe një shitje e tij është e pashmangshme.

Tottenhami dhe Manchester Unitedi u lidhën shumë me transferimin e 25-vjeçarit përpara se të mbyllet afati i verës në Angli në fillim të këtij muaji, por një afrim i tij dështoi.

Lexo po ashtu Paratici flet për lëvizjet e fundit të Juventusit në sulm që lidhen me Dybalan, Icardin, Mandzukicin dhe Higuainin

Sidoqoftë, kampionët e Serie A nuk e kanë përjashtuar shitjen e ish-yllit të Palermos në të ardhmen e afërt.

Sipas mediumit Independent, Juventusi ka akoma shpresë për të shitur Dybalan para mbylljes së afatit të transferimeve në ligat tjera evropiane, por ende nuk ka marrë ndonjë ofertë për argjentinasin.

Drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici deklaroi para disa ditësh se tregu është i hapur dhe ka interes, por nuk ka emra që janë afër shitjes. /Telegrafi/