Telegrafi

Juventusi ende nuk ka rinovuar me De Ligt, klube të njohura evropiane pas tij

Sipas Il Corriere dello Sport, Chelsea po udhëheq garën për të nënshkruar me mbrojtësin e Juventusit, Matthijs de Ligt.

Kontrata e holandezit skadon në qershor 2024 dhe bardhezinjtë janë në bisedime për të zgjatur qëndrimin e tij në klub.

De Ligt zbuloi javën e kaluar se ende nuk është arritur asnjë marrëveshje me klubin italian për vazhdimin e kontratës.

Ai ka një klauzolë prej 120 milionë euro të përfshirë në kontratën e tij, e cila do të rritet në 140 milionë euro sezonin e ardhshëm. De Ligt dëshiron një klauzolë më të ulët lirimi, por sipas Il Corriere dello Sport, negociatat mes lojtarit dhe gjigantëve të Serisë A tani janë pezulluar.

Chelsea është në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri pasi gjigantët e Ligës Premier duhet të zëvendësojnë Antonio Rudigerin dhe Andreas Christensenin.

Shumë klube të tjera kryesore po monitorojnë De Ligt, duke përfshirë Liverpoolin, PSG-në dhe Manchester United.

Juventus nuk ka marrë asnjë ofertë deri më tani, por mund të konsiderojë shitjen e De Ligt në verë nëse mbrojtësi refuzon të nënshkruajë një zgjatje të kontratës.

Nëse e mbajnë për një vit më shumë, çmimi i tij do të ulet në vitin 2023, me vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij në Allianz Stadium./Telegrafi/