Mesfushori i Liverpoolit, Emre Can, do të zyrtarizohet te Juventusi pas finales së Ligës së Kampionëve.
Gjermani mbetet pa kontratë me 30 qershor dhe Bianconerët e marrin lojtarin si transferim i ri.
Palët kanë qenë në bisedime për disa muaj, por deri më tani nuk ka pasur asnjë fjalë zyrtare për të ardhmen e Can.
Gazetari Romeo Agresti i Goal ka raportuar se tashmë ka një marrëveshje.
Mesfushori ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me vlerë 5 milionë euro për sezon, plus bonuse.
Për respektin ndaj Liverpoolit, Juventusi nuk do ta bëjë zyrtare marrëveshjen para përfundimit të Ligës së Kampionëve.
Can mund të fluturojë në Torino për të kryer vizitat mjekësore./Telegrafi/