Site icon Telegrafi

Juventusi e do Salahun pranë Ronaldos, e ka gati planin e transferimit

Liderët e kampionatit italianë, Juventus, kanë gati tashmë planin ambicioz për të bërë bashkë dy superyjet, Mohamed Salah dhe Cristiano Ronaldo.

Salah ka shënuar 17 gola dhe krijoi 8 asistime për The Reds në Ligën premier këtë sezon me ekipin që qëndron vetëm larg Manchester Cityt në luftën për titull.

Por, raportimet në Itali sugjerojnë se Juventusi që është në rrugë të mirë për një titull të tetë në kampionatin italian rresht dëshiron lojtarin egjiptian në Torino.

Zonja e Vjetër do të shfrytëzojë interesimin e Liverpoolit për Paulo Dybalan, i cili ka dështuar të tregojë veten këtë sezon.

Tutomercato raporton se Juve do të propozojë shkëmbim këtë verë, me shprsën për të bërë bashkë dyshen sulmuese dhe që të sigurohet trofeu i Ligës së Kampionëve.

Jurgen Klopp ka shprehur hapur përkrahjen për lojtarin edhe pse ka pasur kritika në drejtim të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version