Telegrafi

Juventusi e përjashton Pogban për ndeshjen ndaj Freiburgut për arsye disiplinore

Paul Pogba nuk është përfshirë në listën e skuadrës së Juventusit për ndeshjen e sotme (e enjte) në Ligën e Evropës kundër SC Freiburg për arsye disiplinore.

Reprezentuesi francez ka bërë vetëm dy paraqitje për Bianconerët këtë sezon, duke pësuar një dëmtim të meniskut gjatë para-sezonit.

Ai nuk u stërvit me pjesën tjetër të ekipit të mërkurën dhe trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri tani e ka lënë atë në shtëpi për ndeshjen e parë të 1/8-tës në Ligën e Evropës kundër Freiburg.

 

Sipas korrespondentit të Juventusit, Romeo Agresti, Pogba u paraqit vonë në stërvitjen e së mërkurës dhe është larguar nga Allegri për arsye disiplinore.

Mattia De Sciglio, Kaio Jorge dhe Arek Milik mungojnë në ndeshjen e sotme për shkak të lëndimeve, ndërsa Federico Chiesa është në dispozicion. /Telegrafi/