Pas ardhjes te Juventusi të Cristiano Ronaldos, klubi do ta shes Gonzalo Higuainin dhe Daniele Ruganin te Chelsea për 100 milionë euro.
Transferimi i legjendës së Real Madridit është zyrtarizuar të martën dhe për të janë paguar 100 milionë euro dhe 12 milionë euro të tjera për klubet ku ka luajtur.
Shumë media italiane shkruajnë se Juve duhet ta falënderojë Chelsean për këtë blerje, pasi Maurizio Sarri ka karkuar lojtarë pikërisht nga ‘Zonja e Vjetër’.
Trajneri e do sulmuesin Gonzalo Higuain, që pas ardhjes së CR7 është nën kërcinim për një vend titullari.
Shitja e tij do t;i zgjidhte dy probleme, pasi do të kalonte te Chelsea për rreth 60 milionë euro.
Një tjetër lojtar i Bianconerëve që Sarri e do në Stamford Bridge është mbrojrësi Daniele Rugani, që kanë punuar së bashku te Empoli.
Rugani ka pasur pak minuta te Juve dhe do ta pëlqente një eksperiencë të re jashtë Italisë.
Kjo pasi te Juve k ardhur edhe Mattia Caldara nga Atalanta dhe konkurrua mbetet e madhe.
Juve për Ruganin kërkon hiq më pak se 40 milionë euro. /Telegrafi/