Juventus flitet se ka marrëveshje me futbollistin e Liverpoolit, Emre Can, por Bayern Munich dhe Manchester City, mbeten seriozisht të interesuar.
Gjermani mbetet pa kontratë në fund të sezonit, ndërsa oferta e Juventusit mbetet në tavolinë për të.
Deri më tani nuk ka pasur ndonjë njoftim për nënshkrimin e para kontratës, me Giuseppe Marottan që pret konfirmimin.
Tuttosport shkruan se Can nuk ka vendosur ende të kalojë te Juve dhe konkurrenca tani është shtuar.
Bayern Munich dhe Manchester City, janë duke provuar që t’ia marrin nga duart gjermanin ‘Zonjës së Vjetër’.
Can përfaqëson Gjermaninë, ndërsa është rritur te Bayern si lojtar.
Kjo mund të bëjë që ai të vendos për tu kthyer në Gjermani, por ekziston edhe mundësia që ai të qëndrojë në futbollin anglez. /Telegrafi/