Juventusi raportohet se është duke e menduar seriozisht transferimin e Duvan Zapatas nga Atalanta.
Zonja e Vjetër është e gatshme që të ofrojë 30 milionë euro dhe shërbimet e Mattia Perin për të transferuar sulmuesin nga rivali i Serie A.
Arkadiusz Milik, Edin Dzeko dhe Alexandre Lacazette, ishin në listën e preferuar të Zonjës së Vjetër, mirëpo Corriere dello Sport shkruan se Zapat po i prinë tani listës.
Sipas mediumit italian, bisedimet mes Fabio Paraticit dhe zyrtarëve të Atalantas kanë filluar tashmë.
Paratici thuhet se ka ofruar 30 milionë euro dhe shërbimet e Perin, që aktualisht është në huazim te Genoa.
Zapata po kalon nëpër një formë të lartë në këtë edicion, duke shënuar 18 gola dhe forma e tij është vërejtur edhe nga disa skuadra evropiane. /Telegrafi/