Juventusi pritet ta bëjë një goditje të madhe në afatin kalimtar të janarit.
Leon Groetzka, mesfushor gjerman i Schalkas është afër Zonjës së Vjetër.
Ai ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve si Barcelona, Liverpool dhe Manchester United.
Kontrata e tij me Schalken skadon me 30 qershor.
Juventusi nuk ka ndërmend të presë dhe synon ta marrë futbollistin në Torino sa më shpejt të jetë e mundur.
Shtypi italian e sheh si të kryer çështjen, duke shkruar se Groetzka i ka thënë po “Zonjës së Vjetër”.
Marotta dhe Paratici mund të mbyllin në javët e ardhshme marrëveshjen.
Schalke nuk do të arrijë ta mbajë mesfushorin nëse nuk e bind të rinovojë kontratën dhe lojtari ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë. /Telegrafi/