Telegrafi

Juventusi e ka në listë anëtarin e Arsenalit

Juventusi po synon të përforcohet edhe më shumë për sezonin e ri.

Zonja e Vjetër tashmë ka bërë dy përforcime të mëdha si Paul Pogba dhe Angel Di Maria, po nuk do të ndalen me kaq.

Juventusi është duke shikuar nëse Arsenali do të ishte i gatshëm të diskutonte një marrëveshje për mbrojtësin brazilian, Gabriel Magalhaes raporton Alfredo Pedulla.

Lexo po ashtu Juventusi ka katër opsione për zëvendësimin e De Ligt

Lojtari ka bërë përshtypje me Topçinjtë, të cilët nuk kanë gjasa të jenë në disponim për të shitur, por që e gjitha varet nga dëshira e mbrojtësit.

Biankonerët e shohin Gabriel Magalhaes si zëvendësues të Matthijs de Ligt që është afër të kalojë te Bayern Munichu.

Arsenali mund të lejonte largimin e lojtarit vetëm nëse ndodhë ndonjë ofertë e madhe, pasi janë duke synuar që të rikthehen në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/