Telegrafi

Juventusi e ka bërë ofertën e parë zyrtare në drejtim të Ajaxit për De Ligt

Juventusi fillimisht i ka bërë ofertë Ajaxit prej 55 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse për Matthijs de Ligt, shkruan Sky Sport Italia.

Klubi dhe lojtari janë pajtuar për kushtet personale, ndërsa Manchester United, Barcelona dhe Paris Saint-Germain kanë dalë të gjithë nga gara.

Sipas ekspertit të transferimeve Gianluca Di Marzio, Bianconerët shpresojnë ta përdorin këtë element për të marrë një zbritje të çmimit.

Oferta e parë zyrtare është dërguar te Ajax me vlerë 55 milionë euro, plus 10 milionë euro bonuse të ndryshme.

Lexo po ashtu De Ligt te Juventus, çfarë mungon që marrëveshja të zyrtarizohet

Kjo është vetëm një propozim fillestar dhe Juventusi nuk është në nxitim. Ajaxi i ka vënë çmimin prej 75 milionë eurove lojtarit.

De Ligt tashmë rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me pagë 12 milionë euro në vit dhe disa bonuse të ndryshme. /Telegrafi/