Site icon Telegrafi

Juventusi e do Cristanten, ka gati ofertën për të  

Bryan Cristante (Getty Images)

Mediat italiane raportojnë se Juventusi ka përgatitur një ofertë prej 25 milionë eurove për mesfushorin e Atalantas, Bryan Cristante, i cili kërkohet edhe nga Interi dhe klubet e Ligës Premier.

Sipas gazetës La Stampa, bardhezinjtë kanë vendosur se Cristante do të ishte një shtesë ideale për skuadrën e tyre për sezonin e ardhshëm.

Mesfushori italian mbush 23 vjet muajin e ardhshëm dhe ka qenë një sensacion në Bergamo këtë sezon.

Lexo po ashtu Derby d'Italia për Cristanten

Kjo pasi, Cristante ka shënuar plot 10 gola dhe ka shtuar dy asistime në 33 ndeshje edhe përkundër pozitës së tij.

Ndeshja e nesërme e Serie A me Juventusin do të jetë mundësi e mirë për ta parë edhe më afër lojtarin dhe për të diskutuar situatën dhe një transferim të mundshëm gjatë verës.

Cristante është gjithashtu aset i nxehtë, pasi kërkohet edhe rivalët e Interit dhe nga disa skuadra të Ligës Premier.

Lexo po ashtu Roma rivalizon Juventusin për Cristanten

Italiani erdhi përmes akademisë së të rinjve të Milanit, por u shit në Benfica për 5.2 milionë euro në vitin 2014.

Atalanta e mori atë si huazim me opsionin për të blerë në janar të 2017 dhe do ta aktivizojë atë për vetëm katër milionë euro, ndërsa në rast shitje do të ketë një përfitim të madh. /Telegrafi/  

 

 

 

Exit mobile version