Site icon Telegrafi

Juventusi duhet të paguajë 100 milionë euro për transferimin e Haaland

Sulmuesi i Red Bull Salzburgut, Erling Braut Haaland vazhdon të lidhet me një kalim te Juventusi, por Tuttosport raporton se për të duhet paguar 100 milionë euro dhe ka konkurrencë nga Anglia.

Klubi austriak po lufton me thashethemet për një lëvizje të mundshme në Torino të sulmuesit të tyre norvegjez të mrekullueshëm dhe golashënues kryesor ​në Ligën e Kampionëve.

“Kaq shumë marrëzi janë shkruar në javët e fundit. Ajo që kam lexuar tashmë më bën të qesh ”, ka thënë drejtori sportiv Christoph Freund, sipas Daily Mirror.

“Unë nuk kam folur me asnjë klub deri më tani. Mund të them gjithashtu se aktualisht nuk ka asnjë ofertë për afatin kalimtar të janarit. Hapi tjetër do të vijë, sepse Erling do të jetë i pandalshëm”, ka shtuar më tej ai.

Sonte ai përballet me Napolin që po kërkon të kualifikohet në fazën e grupeve me një fitore ndaj RB Salzburg në San Paolo, dhe ata do të jenë të vetëdijshëm për kërcënimin nga norvegjezi – i cili shënoi dy gola kundër Partenopeit në ndeshjen e parë.

Lexo po ashtu Juventusi i bashkohet garës për Haaland, ka gati ofertën për të

Haaland u distancua nga interesimi i gjigandëve italianë kohët e fundit.

“Unë dua të jem më i miri. Kam ëndërruar të luaj për klubet më të mira në botë tërë jetën time, dhe veçanërisht më pëlqen futbolli anglez”, kishte thënë sulmuesi i talentuar. /Telegrafi/

Exit mobile version