Gara mes Juventusit dhe Napolit nuk është ndalur as pas përfundimit të kampionatit, pasi dy skuadrat janë në garë për lojtarët e njëjtë.
Sipas Gazzetta dello Spor, kampioni dhe nënkampioni kanë në cak tre lojtar që pëlqehen nga të dyja palët.
I pari është mesfushori Gianluca Lapadula, që ka oferta edhe nga Lazio dhe Leicester City.
Lojtari tjetër që pëlqehet është mbrojtësi i djathtë i Sassuolo, Sime Vrsaljko.
I fundit është sulmuesi i rrezikshëm i Evertonit, Romelu Lukaku që shihet si pasardhës i Alvaro Moratas dhe Gonzalo Higuainit. /Telegrafi/