Telegrafi

Juventusi dhe Lazio interesohen për transferimin e Romganolit

Mbrojtësi i Milanit, Alessio Romagnoli ka përfunduar në radarin e klubeve tjera nga Serie A, Juventusit dhe Lazio, të cilët duan ta transferojnë në verë.

Sipas mediumit Calciomercato, kapiteni i Milanit është subjekt i interesimit të dy klubeve tjera italiane, Juventusit dhe Lazios.

Të dy klubet mund të përpiqen të nënshkruajnë 27-vjeçarin si lojtar i lirë kur kontrata e tij të skadojë në verë.

Megjithatë, Juve mund të ketë avantazhin, me agjentin e Romagnolit, Mino Raiola, që preferon që klienti i tij të përfundojë në Allianz Stadium.

Zonja e Vjetër e sheh Romagnolin si pasues të kapitenit Giorgio Chiellini, i cili mund të pensionohet ose largohet në fund të sezonin.

Në anën tjetër, Maurizio Sarri e do italianin te Lazio pasi synon ta përforcoj mbrojtjen për sezonin e ri, me këtë repart që ka çaluar gjatë këtij sezoni. /Telegrafi/