Telegrafi

Juventusi dhe Interi në ‘luftë’ për Inigo Martinezin

Sipas gazetës spanjolle Marca, Juventusi dhe Interi janë të përgatitur të paguajnë klauzolën e lirimit prej 30 milionë eurove për mbrojtësin e Real Sociedadit, Inigo Martinez.

26-vjeçari spanjoll ka katër paraqitje për kombëtaren e Spanjës dhe kaloi gjithë karrierën e tij në klubin e Sociedadit.

Lexo po ashtu Juventusi është gati të bëj ofertë për Modricin

Kontrata e tij shkon deri në qershor të vitit 2021, por raportet në Spanjë sugjerojnë se ai është gati të largohet dhe dëshiron të shkojë në Itali.

Deri më tani, bardhezinjtë duket se janë favoritët, por Interi mbetet i interesuar dhe do të ketë nevojë për një lojtar të ri në atë rol.

Sezonin e kaluar, Martinez kontribuoi me katër gola mbresëlënëse dhe pesë asistime në 40 ndeshje konkurruese. /Telegrafi/