Telegrafi

Juventusi dhe Interi mund të mbesin duarthatë, Tare takim me Veronën për Kumbullën

Lazio është futur fuqishëm në garë për mbrojtësin shqiptar të Veronës, Marash Kumbulla, që pëlqehet edhe nga Interi dhe Juventusi.

Interi në javët e kaluara kishte ofruar 25 milionë euro plus bonuse në vlerë prej 3 milionë eurosh, ndërsa Lazio të i vetëdijshëm për këtë janë gati të japin një propozim ekonomik edhe më të favorshëm.

Në anën tjetër është edhe Juventusi që më shumë duket i koncentruar në mbylljen e shkëmbimit mes Arthur Melos dhe Miraljem Pajnicit.

Biancocelestët po përpiqen ta japin goditjen vendimtare për të djegur konkurrencën e dy klubeve të mëdha italiane.

Për këtë drejtuesit e Lazios me në krye Igli Taren kanë planifikuar në Romë një takim për orët e ardhshme, që mund të jetë vendimtarë për të ardhmen e Kumbullës.

Marrëdhënia mes dy presidentëve të klubeve Lotito dhe Setti është e shkëlqyer, një detaj që mund të bëjë dallimin për të mbyllur suksesshëm marrëveshjen. /Telegrafi/