Telegrafi

Juventusi dhe Barcelona takim për Gomesin

Gomes nuk po mund ta gjej veten te Barça!

Juventusi dhe Barcelona do të kenë takim mes vete për Andre Gomes.

Klubet do të flasin gjatë shortit që do të hedhet sot në Monaco për të ardhmen e lojtarit.

Lajmin e jep Tuttosport, që beson se takimi do të mbahet sot, pasi Juve nuk ka hequr dorë për portugezin.

Lojtari pritet ta lërë Camp Noun, pas një viti kur nuk tregoi aftësitë e tij.

Klubet do të flasin për një marrëveshje huazim me opsion blerje./Telegrafi/