Juventusi ka qenë në bisedime me Atletico Madrid për Alvaro Moratan dhe italianët për të arritur te sulmuesi spanjoll kanë ofruar një marrëveshje shkëmbimi ku përfshihet Moise Kean.
Sulmuesi 29-vjeçar spanjoll ishte një lojtar i rëndësishëm nën drejtimin e Massimiliano Allegrit këtë sezon, duke shënuar nëntë gola dhe duke dhënë shtatë asistime në 35 paraqitje në Serie A.
Morata luajti një rol kyç te Juve dhe humbja e tij këtë verë do të ishte një goditje për Bianconerët.
Ai iu bashkua Juventusit si huazim dy-vjeçar me vlerë 20 milionë euro në shtator 2020 dhe tani ai do të kthehet në Spanjë.
Marrëveshja e tij e huazimit ka të bashkangjitur një opsion blerjeje prej 35 milionë euro, një shifër që konsiderohet e madhe nga Zonja e Vjetër.
Siç raportohet nga Gianluca Di Marzio, Juventus dhe Atletico tani po shqyrtojnë idenë për të dërguar Keanin në Spanjë në këmbim të Moratas.
Diego Simeone ende nuk i ka dhënë dritën jeshile lëvizjes dhe për momentin është thjesht një ide mes dy klubeve, por mund të zhvillohet me kalimin e ditëve. /Telegrafi/