Telegrafi

Juventusi dhe Allegri po humbasin durimin me Pogban

Juventusi dhe Massimiliano Allegri po humbasin durimin me Paul Pogba, duke shtuar se drejtuesit e mëparshëm madje menduan të anulonin bonuset e ekipit nga kontrata e tij për shkak të problemeve të tij të përsëritura fizike.

Pogba u kthye në Juventus si lojtar i lirë verën e kaluar, por ende nuk e ka bërë paraqitjen e tij të parë konkurruese në periudhën e tij të dytë në Torino.

Ai u thirr për ndeshjen e parë zyrtare kundër Monzas të dielën, por më pas pësoi një dëmtim të ri, kështu që ai nuk do të jetë i disponueshëm kundër Lazios sonte (e enjte) në Coppa Italia.

Lexo po ashtu Sërish dëmtim për Pogban, Allegri thotë se francezi do të luajë kur të jetë gati

Sipas La Gazzetta dello Sport, Allegri dukej mjaft nervoz ndërsa fliste për francezin gjatë një konference për shtyp të mërkurën.

Trajneri italian tha se Pogba mund të arrijë kulmin e formës së tij në dy ose tre muaj, por sezoni do të kishte përfunduar pothuajse deri atëherë.

Juventusi u mërzit me Pogban në gusht kur mesfushori francez refuzoi t’i nënshtrohej një operacioni në menisk pas një trajtimi konservativ. Megjithatë, një muaj më vonë iu desh të ndryshonte mendje, duke parë që trajtimi nuk kishte sjellë përfitime.

 

Gazzetta dello Sport raporton se menaxhmenti i mëparshëm, i cili dha dorëheqjen më 28 nëntor 2022, madje mendoi të heqë bonuset e ekipit nga kontrata e Pogbas, megjithëse lojtari nuk është i gatshëm të ri-diskutojë pagën dhe shpërblimet e tij pavarësisht dëmtimeve të shumta.

Pogba fiton tetë milionë euro plus dy milionë bonuse në Torino dhe kontrata e tij skadon në qershor 2026. /Telegrafi/