Site icon Telegrafi

Juventusi dëshiron vetëm në huazim Aubameyangun nga Arsenali

Juventusi është i përgatitur të nënshkruajë me Pierre-Emerick Aubameyang nga Arsenali vetëm nëse ai është i disponueshëm në huazim.

Bardhezinjtë po kërkojnë një sulmues për të përforcuar skuadrën gjatë afatit kalimtar të janarit, por mbeten me mungesë fondesh.

Aubameyang është përmendur si një objektiv i mundshëm, veçanërisht sepse Arsenali e ka nxjerrë në treg dhe i ka hequr shiritin e kapitenit për çështje disiplinore.

Lexo po ashtu Juventusi konsideron transferimin e Aubameyangut në janar

Ai gjithashtu po stërvitet veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës dhe kontrata e tij do të skadojë në qershor të vitit 2023.

32-vjeçari e kaloi rininë e tij në Itali si pjesë e akademisë së Milanit përpara se të shitej te Saint-Etienne në janar të vitit 2012.

 

Megjithatë, mediumi Calciomercato.com këmbëngul se Juventusi është i përgatitur të bëjë një ofertë për Aubameyang vetëm nëse ai është i disponueshëm në huazim.

Financat e tyre mbeten të shtrënguara dhe nuk kanë shumë opsione për të ofruar në shkëmbim të pjesshëm, kështu që Zonja e Vjetër do të jetë shumë e ulët në listën e blerësve potencialë për reprezentuesin e Gabonit. /Telegrafi/

Exit mobile version