Telegrafi

Juventusi dëshiron Ronaldon, tashmë janë bërë bisedimet e para me agjentin

Ronaldo (Getty Images)

Skuadra e madhe italiane, Juventusi, është e ekipi i fundit që po lidhet me shërbimet e yllit portugez të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Ylli i Real Madridit ka refuzuar mundësinë për të qëndruar në Santiago Bernabeu, pasi thuhet se ka hedhur poshtë një marrëveshje me vlerë 31.5 milionë euro në sezon.

Dy skuadrat e mëdha evropiane, Paris Saint-Germain dhe Manchester Unitedi kanë qenë të lidhura me pesë herë fituesin e Topit të Artë, por tani në garë është shtuar edhe një konkurrent.

Sipas mediumit italian Tuttusport, Juventusi është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për yllin portugez.

 Ronaldo mund të largohet pas nëntë sezonesh nga Reali (Getty Images)

Kjo gazetë italiane raporton se Zonja e Vjetër dëshiron të lidhet me Ronaldon këtë verë, pasi edhe klauzola e tij është zvogëluar tashmë në mënyrë drastike.

Tuttosport dhe gazeta spanjolle AS pretendojnë se Juventusi dhe agjenti Jorge Mendes po hedhin themelet për një transferim të Ronaldos në Torino.

Pas shtatë titujve radhazi në Serie A, Bianconerët duan t të përqendrohen në dhënien fund të thatësirës 23-vjeçare të Ligës së Kampionëve dhe për këtë duan yje në skuadër.

Synimi i tyre kryesor këtë verë ka qenë mesfushori i Lazios, Sergej Milinkovic-Saviç, por Ronaldo do të bënte një transformim për statusin e tyre global. /Telegrafi/