Site icon Telegrafi

Juventusi dërgon ofertën e lartë te United për Pogban

Paul Pogba. (Photo by Gareth Copley/Getty Images)

Paul Pogba me çdo kusht po kërkon largimin nga skuadra e tij aktuale Manchester United.

Ylli francez u ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se dëshiron të largohet edhe për faktin se nuk do të jenë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Real Madrid dhe Juventus janë dy skuadrat që po ‘luftojnë’ për transferimin e mesfushorit francez.

Mediat italiane kanë raportuar se tani Juventus ka bërë një ofertë në drejtim të Untiedit për Pogban.

Paul Pogba. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Zonja e Vjetër ka ofruar 120 milionë funte, apo 134 milionë euro për transferimin e Pogbas.

Ende nuk ka një përgjigje konkrete nga United që ka bërë të qartë se nuk e liron Pogban pa 150 milionë euro.

Në rast se pranohet oferta e Juventusit, atëherë për Pogban do të ishte rikthim në qytetin e Torinos te Zonja e Vjetër ku edhe mori famën më të madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version