Site icon Telegrafi

Juventusi beson se është favorit për transferimin e Pogbas

Klubi italian, Juventusi beson se është favorit për të nënshkruar me mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba, këtë verë, pasi lojtari mbetet pa kontratë në fund të sezonit.

Pogba, i cili iu bashkua United nga Juve për një tarifë rekord të atëhershëm botëror prej 105 milionë euro, pritet të largohet nga Old Trafford kur kontrata e tij të përfundojë në fund të qershorit.

Disa klube duke përfshirë Real Madridin, Paris Saint-Germain dhe së fundmi Manchester City, thuhet se janë të interesuar për nënshkrimin e tij.

Lexo po ashtu Paul Pogba është ende në radarin e Real Madridit

Megjithatë, sipas mediumit britanik The Mirror, Juventusi ka paraqitur një ofertë që ata besojnë se i bën ata favorit për të nënshkruar me francezin.

Artikulli detajon se si, paga e ofruar nga Juve prej 10 milionë eurosh në vit nuk është ndër më të lartat në futbollin botëror, por bonuset e mëdha të përfshira në marrëveshjen e tij do ta bënin atë një ofertë shumë tërheqëse.

Me largimin e Paulo Dybala dhe Giorgio Chiellini, raporti shton se Juve po i shet Pogbas një vizion për të qenë ylli kryesor i klubit së bashku me Dusan Vlahovic.

Lexo po ashtu Nga Ibrahimovic te Pogba, Haaland e De Ligt, lojtarët që menaxhoheshin nga Raiola kanë marrë tanimë vendimin se çfarë do të bëjnë në të ardhmen

Pogba bëri debutimin e tij profesional te Unitedi në vitin 2011, por u largua për t’iu bashkuar Juventusit në një transferim të lirë në fund të sezonit 2011/12.

Ai fitoi katër tituj radhazi të Serie A, si dhe Kupën e Italisë dy herë në katër sezonet e tij në Torino përpara se të kthehej në Old Trafford më 2016. /Telegrafi/

Exit mobile version