Juventusi po e shikon me vëmendje mbrojtësin italian të Manchester Unitedit, Matteo Darmian, të cilin duan ta transferojnë në Torino.
Juventusi është i etur të rikthyer Darmianin përsëri në Torino – pas më pak se tre vjet pas transferimit të tij nga skuadra e Torinos.
Pas transferimit te Unitedi në vitin 2015, italiani bëri një fillim solid, por e ka parë rënien e formës dhe kohën e lojës në vitet në vazhdim.
28-vjeçari tani është jashtë planave të ekipit nën drejtimin e Jose Mourinhos, duke u shfaqur vetëm katër herë në sezonin aktual të ligës.
Kjo situatë e ka bërë mbrojtësin italian të mendoj rreth largimit të tij nga Old Trafford, ku nuk mungon interesimi nga shumë skuadra.
Besohet se disa klube italiane – përfshirë edhe Romën – kanë regjistruar interesimin e tyre për Darmianin.
Edhe Napoli dhe Interi thuhet se janë lidhur me një transferim të mundshëm të italianit, i cili vlerësohet rreth 15-20 milionë euro. /Telegrafi/