Telegrafi

Juventusi bën presion për Bernardeschin

Raportet e mediave italiane sugjerojnë se Juventusi ende po bën presion për transferimin e Federico Bernardeschi, por Fiorentina nuk dëshiron ta shesë atë.

Reprezentuesi italian duket se do të largohet nga klubi Viola këtë verë, pasi ai ka refuzuar deri tani të nënshkruajë një kontratë të re me kushte të përmirësuara.

Sipas mediumit Sky, Bianconerët janë të prirur ta sjellin atë në Torino, por marrëdhëniet mes dy klubeve nuk janë të mira tash e 20 vite.

Përveç kësaj, shitja e një prej lojtarëve të tyre të rëndësishëm tek Zonja e Vjetër nuk do të pritej mirë nga tifozët e Fiorentinës, kështu që drejtuesit e klubit janë jashtëzakonisht ngurrues për të bërë një marrëveshje.

Prandaj, agjenti i Bernardeschi është duke punuar si një ndërmjetës që të përpiqet dhe të lidhë hendekun midis dy palëve. /Telegrafi/