Dominik Szoboszlai është njëri nga mesfushorët më të talentuar në Evropë.
Mesfushori hungarez është duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë me gjigantin austriak Red Bull Salzburg.
E falë ndeshjeve të mira, ai është bërë objektiv i disa skuadrave të mëdha evropiane si Arsenal, Inter, Lazio, Liverpool e Borussia Dortmund.
Por së fundmi në garë për t’i fituar shërbimet e tij është futur edhe kampioni në fuqi i Italisë, Juventus.
La Gazzetta dello Sport ka raportuar se drejtuesit e kampionit italian kanë përcjellë nga afër disa ndeshje të Szoboszlait.
Lojtari i pëlqen mjaftë shumë trajnerit Sarri i cili ka kërkuar transferimi e tij në janar.
19-vjeçari mund ta bëjë hapin e madh për t’iu bashkuar Juventusit nëse Zonja e Vjetër pranon të paguajë shumën prej 40 milionë euro që kërkohet nga Salzburg. /Telegrafi/