Site icon Telegrafi

Juventusi i bashkohet garës për sulmuesin e talentuar Jeremie Boga

Chelsea ka hequr dorë nga klauzola e blerjes prej tetë milion eurosh për sulmuesin anësor të Sassuolos, Jeremie Boga, i cili tani ka dalë si objektiv për Juventusin.

Boga iu bashkua Sassuolos në një marrëveshje të përhershme me vlerë rreth 5.5 milionë dy vjet më parë, por Chelsea mbajti një mundësi riblerje për yllin e Bregut të Fildishtë.

Tani, gazetari Gianluca Di Marzio pretendon se ai është plotësisht një lojtar i klubit italian pasi Blutë ranë dakord të heqin dorë nga opsioni i tyre i riblerjes prej tetë milionë eurosh.

Lexo po ashtu Boga zbulon dy ëndrrat e mëdha e mëdha në karrierë

Kjo situatë ka bërë që sulmuesi anësor të pëlqehet shumë nga klubet italian, ku Napoli shihej si favorit për ta nënshkruar këtë verë.

Megjithatë, Di Marzio shkruan se 30 milionë euro mund të mos jenë të mjaftueshme për ta larguar Bogan nga Mapei Stadium.

Boga duke festuar një gol me fanellën e Sassuolos (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Për më tepër, Sky Sport Italia shton se Juventusi tashmë ka hyrë në garë për transferimin e 24-vjeçarit.

Bianconerët kanë një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Sassuolo dhe janë ‘gati’ për ta rrëmbyer atë si një zëvendësim për Douglas Costa. /Telegrafi/

Exit mobile version